2 perditesime
16:50

Suedia bën hap të madh drejt kualifikimit

Suedia e ka mposhtur 1:0 Sllovakinë në ndeshjen e dytë të grupit E, për të bërë një hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit për në fazën tjetër të Euro 2020.

Emil Forsberg në minutën e 77-të nga penalltia ia siguroi fitoren suedezëve. Ky ishte goli i parë i Suedisë në një Evropian pas 365 minutave, që kur realizuan në ndeshjen e tyre të parë në Euro 2016 kundër Irlandës.

Suedia është në vendin e parë në grup me katër pikë, ndërsa sllovakët kanë tre sosh. Spanja dhe Polonia kanë një respektivisht zero pikë, ndërsa nesër do të përballen mes vete.

Ndeshjen e fundit, Suedia e luan përballë Polonisë, kurse Sllovakia kundër Spanjës.

16:33

Forsberg i jep epërsinë Suedisë

Suedia e ka zhbllokuar rezultatin përballë Sllovakisë.

Ishte Emil Forsberg i cili në minutën e 76-të nga penalltia realizoi për 1:0.

14:30

Suedi – Sllovaki, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Suedisë do të takohet me Sllovakinë në kuadër të Grupit E, në “Euro 2020”.

Në ndeshjen e parë Suedia ka barazuar me Spanjën ndërsa Sllovakia ka tri pikë pas fitores ndaj Polonisë.

Në këtë takim është rikthyer nga lëndimi Dejan Kulusevski dhe është në bankën rezervë

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Berg, Isak, Olsson, Danielson.

Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Satka, Duda, Hrovsky, Skrinniar, Hubocan, Hamsik, Kucka, Mak, Kosclenik.