Euro 2020

De Boer: Do të përmirësohemi ende

Descriptive Text

Seleksionuesi i Holandës, Frank de Boer ka thënë se Holanda do të përmirësohet gjatë turneut.

Holanda të enjten mbrëma fitoi 2:0 ndaj Austrisë dhe siguroi vendin e parë në grup.

“Duhet të rritemi gjatë turneut. Është ndjenjë që duhet ta kesh kur funksionon si ekip. Është po ashtu ndjenjë që na e jep sistemi që po e luajmë. Ne kemi diskutime për gjërat që mund t’i përmirësojmë. Flasim se çka shkoi mirë e çka do të mund të shkonte më mirë. Kjo është mënyrë për t’u rritur në turne dhe lidhja që kemi është vërtetë e rëndësishme”, ka thënë De Boer.

Ai ka folur edhe për formën e Memphis Depayt, lojtarit kryesor të Holandës.

“Memphisi mund të bëj disa hapa tutje gjatë Evropianit. Në ndeshjet që vijnë, kur vërtetë do të jetë e rëndësishme, ai do të jetë lojtar i madh. Jam i bindur për këtë. Ai krijoi aksionin për penallti dhe dha pas vendimtar më pas. Ai e di se mund të paraqitet më mirë, por le të rritet gjatë turneut. Ai mund ta shfaq cilësinë në faza të mëvonshme të Evropianit”. Mbrojtësi Denzel Dumfries, që shënoi golin e dytë, ka thënë: “Mundohem të mbuloj hapësirat duke shkuar para. Kemi shënuar pesë gola të shkëlqyeshëm”.