Denzel Dumfries është zgjedhur për herë të dytë lojtari më i mirë i ndeshjes.
Mbrojtësi i krahut kontribuoi me një gol në fitoren e Holandës përballë Austrisë me rezultatin 2:0. Dumfries shënoi golin e dytë në minutën e 67-të.
Dumfries e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes edhe kundër Ukrainës, të cilën Holanda e fitoi 3:2.