Euro 2020

Maqedonia V. bëhet e para përfaqësuese që eliminohet nga Evropiani

FOTO: AP
 

Ndonëse ka pasur paraqitje solide në dy ndeshjet e deritashme, Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma është bërë përfaqësuesja e parë që është eliminuar nga Euro 2020.

Në fakt Maqedonia V. e ka edhe një ndeshje, por nuk ka gjasa për të avancuar në fazën nokaut. Fitorja e Holandës ndaj Austrisë ka bërë që Maqedonia V. të jetë pa gjasa.