Euro 2020

Mjeku gjerman zbulon fjalët e para të Eriksenit pasi u rikthye në jetë

Mjeku gjerman, Jens Kleinefeld, i cili i dha ndihmë Eriksenit në fushë pas sulmit kardiak, ka treguar se si ia dolën që ta kthejnë në jetë yllin danez.

Ai ka deklaruar për “Bildin” se fillimisht nuk ka menduar se është diçka serioze, por në momentin që ka parë stafet mjekësore dhe reagimin e tyre, e ka kuptuar se po bëhet fjalë për diçka shumë serioze.

Gjermani zbulon edhe fjalët e para të Eriksenit.

"Pas dy minutash, pashë që përpjekjet ishin të suksesshme. Pastaj u deshën edhe 20-30 sekonda që vetëdija e Eriksen të kthehej. Ishte një moment i bukur kur Eriksen hapi sytë përsëri. Ai hapi sytë dhe më foli. Unë e pyeta në anglisht: A je kthyer? Ai më tha: Po, unë jam këtu. Pastaj ai tha, “Në djall, unë jam vetëm 29 vjeçar", deklaroi Kleinefeld, i cili ishte i ulur në tribuna, por hyri në fushë për ta ndihmuar Eriksenin.

Chrsitain Erikseni është jashtë rrezikut për jetë. Ai do të operohet në zemër, ku do ti vendoset një defibrilator.