Euro 2020

Xhaka: Tani fokusohemi te Turqia

Me gjithë angazhimin, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka nuk ka mundur të bëj shumë ndaj Italisë. Italianët kanë dominuar plotësisht dhe kanë shënuar fitore bindëse, 3:0. Se Italia ishte më e mirë e ka pranuar edhe Xhaka.

“Italia ishte ekip më i mirë. Ndaj saj ju nuk mund të lejoni të bëni gabime. Tani fokusohemi te ndeshja me Turqinë”, ka thënë Xhaka për sajtin zyrtar të UEFA-s.

Zvicrës i duhet fitorja ndaj Turqisë për të avancuar nga faza grupore.