Stefan Ristovski beson se Maqedonia e Veriut është e gatshme në të gjitha aspektet për t’i bërë ballë ndeshjes ndaj Ukrainës, ndeshje që luhet të enjten në Bukuresht, në kuadër të Grupit C.
“Ne jemi profesionistë dhe nuk duhet të lejojmë që atmosfera të bjerë. Është një ngjarje e madhe dhe nuk duhet të lejojmë që të na shpërqendrojë asgjë. I kemi dy ndeshje dhe duhet ta japim maksimumin. Nuk kemi ardhur këtu si turistë, kemi cilësi të jashtëzakonshme. Do të tentojmë me kundërsulme ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Ristovski të mërkurën në konferencën për media.