Kampioni i Premier Leagues, Manchester City, do të udhëtojë te Tottenhami në javën hapëse të edicionit 2021/22. Kampionati i ri do të nis më 14 gusht, ndërsa Brentford që është inkuadruar në elitën e futbollit anglez, do të luajë si nikoqir i Arsenalit.
Për Brentfordin do të jetë rikthim në rangun më të lartë të futbollit të Anglisë që prej edicionit 1946/47. Norëichi dhe Watfordi që u promovuan po ashtu në Premier League për edicionin e ri, do të luajnë kundër Liverpoolit dhe Aston Villas.
Manchester Unitedi luan kundër Leedsit në “Old Trafford”, derisa fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea, do të jetë nikoqir i Crystal Palaceit.