Trajneri i futbollit Genc Sermaxhaj ka thënë se Franca ka dëshmuar sot se është në një nivel më të lartë se Gjermania.
Franca e mposhti Gjermaninë me rezultatin 1:0 në ndeshjen e Grupit F të Euro 2020.
“Gjatë gjithë ndeshjes Gjermania ka qenë me statistika më mirë sesa Franca, por nuk është kjo determinuese në futboll. Po zhvillohet futbolli konkret. Ju kujtohet se Franca në Botëror ishte ekip që bëri më së paku goditje në drejtim të portës, por në fund e fitoi Kupën e Botës. Sot u dëshmua se Franca ishte në nivel ekip më i mirë se Gjermania”, ka thënë Sermaxhaj në KTV.