Euro 2020

Mings reagon ndaj kritikave të Patelit për protestën antiracizëm

Mbrojtësi i Anglisë, Tyrone Mings, ka reaguar ndaj kritikave të Sekretarja së Brendshme të Britanisë, Priti Patel, për uljen në një gju para ndeshjeve të Kampionatit Evropian.

Mings ka treguar se si Patel më herët e kishte ftuar atë në një lidhje me Zoom për të dëgjuar nga ai për racizimin në sport. Donte të dëgjonte nga perspektiva e një lojtari.

Mings thotë se “sekretarja është një nga shumë persona që janë kundër që të ulemi në një gju apo refuzojnë ta mbrojnë këtë”.

“Mirëpo, ne kemi besimet tona dhe atë se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar”, ka thënë Mings.

Lojtarët e Anglisë kanë përformuar gjestin antiracizëm para ndeshjes me Kroacinë të dielën të zhvilluar në Wembley, të cilën Anglia e fitoi me 1:0.

Patel gjatë një interviste për “GB News TV” ka thënë se nuk përkrah që njerëzit të marrin pjesë në “gjeste politike”.