Euro 2020

Henderson largohet nga Përfaqësuesja e Anglisë

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Anglisë ka njoftuar se portieri Dean Henderson është larguar shkaku i një lëndimi.

Portieri anglez ka pësuar lëndim në këmbë që nuk e ka lejuar të stërvitet siç duhet, dhe është detyruar të largohet nga “Tre Luanët”.

Anglia ka konfirmuar se Aaron Ramsadale do ta zëvendësojë Hendersonin në skuadrën e “Tre Luanëve” për Euro 2020.

“Aaron Ramsdale e ka zëvendësuar Dean Henderson në skuadrën e Anglisë për UEFA Euro 2020”, thuhet në njoftimin e Anglisë.

Ramsadale është pjesë e skuadrës Sheffield United.