Euro 2020

Kevin De Bruyne kthehet në stërvitje të Belgjikës

Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne është kthyer në stërvitje me bashkëlojtarët, duke rritur shpresat se do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes ndaj Danimarkës në Euro 2020.

De Bruyne ka munguar në fitoren 3:0 të Belgjikës ndaj Rusisë në St. Petersburg. Ndeshjen ndaj Danimarkës, belgët e luajnë në Kopenhagë. 29-vjeçari pësoi lëndime të fytyrës në finale të Championsit, muajin e kaluar.

Federata e Futbollit e Belgjikës ka thënë të hënën se De Bruyne ka ushtruar me ekipin prej të dielës.