Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek ka bërë thirrje për tifozët e futbollit “që t’ia tregojnë kartonin e kuq koronavirusit”, duke pasur kujdes gjatë kohës sa Gjermania i luan ndeshjet e Euro 2020 në Munich.
Deri në 14 mijë shikues do të lejohen në stadium për ndeshjet e Gjermanisë me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë. Rregullat e higjienës do të jenë strikte. Në Munich do të luhet edhe një çerekfinale e Euro 2020, më 2 korrik.
Tifozët në stadium duhet të ofrojnë një test negativ për COVID-19, dëshmi se kanë pranuar dy dozat e vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi. Po ashtu tifozët duhet të mbajnë maska mbrojtëse gjatë tërë kohës.
-
14 qershor 2021 21:18
-
Shpërndaje në: