Euro 2020

Për Ronaldon është më i rëndësishëm suksesi i Portugalisë se rekordi

 

Cristiano Ronaldo ka gjasa të bëhet lojtari me më së shumti gola në përfaqësuese në histori të futbollit. Aktualisht rekordin e mban Ali Daei i Iranit me 109 gola, ndërsa Ronaldo është i dyti në listë me 104 gola. Pra, i duhen edhe gjashtë gola për të vendosur rekord.

Rastin e parë për t’u afruar tutje me rekordin, Ronaldo do ta ketë të martën ndaj Hungarisë në “Pushkash Arena”. Portugalia është kampione në fuqi e Evropës.