Euro 2020

Eriksen flet për herë të parë pas arrestit kardiak: Nuk do të dorëzohem

FOTO: AP
 

Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, ka folur për herë të parë që kur pësoi arrest kardiak në fushë ndaj Finlandës të shtunën, çka tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm.

Eriksen përmes agjentit të tij, ka dhënë një deklaratë të shkurtër me të përditshmen italiane, La Gazzetta dello Sport, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë, duke thënë se asnjëherë nuk do të dorëzohet.