Euro 2020

Trajneri i Danimarkës në lot në konferencën për shtyp

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ishte në lot në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka njoftuar BBC.

“Ishte mbrëmje vërtetë e vështirë, një në të cilën na është kujtuar se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetë. Janë pra marëdhëniet kuptimplota. Janë ata njerëz që janë afër neshj. Janë familja dhe shokët. Çdo gjë, çdo gjë, çdo gjë – të gjitha mendimet janë me Christianin dhe familjen e tij”, ka nisur fjalimin emocional Hjulmand.

Ndeshja mbeti në hije të incidentit të rëndë të Christian Eriksenit, për të cilin për dhjetëra minuta nuk dihej nëse do të shpëtojë.

“Kemi një grup lojtarësh që nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm. Nuk mund të jem më krenar me njerëzit që janë kujdesur aq mirë për njëri-tjetrin. Ai është njëri prej shokëve më të dashur. Është mëhyra se si lojtarët kanë folur në zhveshtore për të vendosur që mos të bëjnë asgjë para se të mësojnë që Christiani është i vetëdijshëm dhe në rregull. Ne kishim dy opsione, të luajmë ndeshjen sot apo nesër në 12:00. Të gjithë u pajtuam që të luajmë sot. Nuk mund të luash ndeshje me këto ndjenja. Ne u munduam të fitojmë. Ishte e mahnitshme që lojtarët ia dolën të dalin në fushë dhe u munduan të luajnë. Sinqerisht kishte lojtarë në fushë që ishin plotësisht të mbaruar. Emocionalisht të mbaruar dhe emocionalisht të shpenzuar”.