1. Do të jetë ndeshja e tretë ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë në një ngjarje të madhe (Kupë e Botës, Evropian). “Tre Luanët” e mposhtën Kroacinë 4:2 në fazën e grupeve në “Euro 2020”, ndërsa Kroacia fitoi 2:1 në vazhdime, në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018.
2. Anglia po merr pjesë për herën e 10-të në një Kampionat Evropian. Asnjë skuadër tjetër nuk ka luajtur më shumë ndeshje në një garë pa e arritur asnjëherë finalen (31 ndeshje, 0 finale).
3. Anglia nuk ka humbur asnjëherë në stadiumin “Wembley” në një ngjarje të madhe (Kupën e Botës 1966, Evropiani 1996). I ka fituar shtatë ndeshje dhe ka barazuar në katër të tjera në 11 ndeshje (përjashtohen ekzekutimet e penalltive).
4. Kroacia po merr pjesë për herën e gjashtë në një Kampionat Evropian dhe për herën e pestë rresht. Në pjesëmarrjen e parë në vitin 1996 shkoi deri në çerekfinale, u ndal në fazën e grupeve në vitin 2004, çerekfinalet i arriti në vitin 2008, nuk e kaloi grupin në vitin 2012, ndërsa arriti deri në fazën e 16 skuadrave më të mira në vitin 2016.
5. Kroacia ka humbur kundër fituesit të një ngjarjeje të madhe në tri nga katër ngjarjet e mëdha. (Kupë e Botës + Kampionat Evropian): Nga Spanja në “Euro 2012” (faza e grupeve), Portugalia në “Euro 2016” (raundi i 16 skuadrave më të mira) dhe Franca në Kupën e Botës 2018 (finalja).
6. Anglia asnjëherë nuk e ka fituar ndeshjen hapëse në turneun e Kampionatit Evropian (5 barazime, 4 humbje). Kroacia, ndërkohë, është e pamposhtur në pesë ndeshjet hapëse të Evropianit (4 fitore, 1 barazim).
7. Përjashtuar penalltitë, Kroacia i ka humbur dy nga 11-të ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian, që të dyja me rezultatin 1:0 (kundër Spanjës në vitin 2012 dhe Portugalisë në vitin 2016)
8. Anglia ka shënuar 4.6 gola për ndeshje në kampanjën kualifikuese për “Euro 2020”. (37 gola në 8 ndeshje), është mesatare më e lartë në krahasim me skuadrat tjera.
9. Harry Kane e siguroi Këpucën e Artë në Botërorin e fundit duke shënuar gjashtë gola, përfshirë tri prej penalltisë. Ai nuk ka realizuar gol në finalet e Evropianit të fundit në vitin 2016. (239 minuta, 0 gola).
10. Ivan Perishiq është përfshirë direkt në më shumë gola sesa çdo lojtar tjetër i Kroacisë në histori të ngjarjeve të mëdha (7 gola + 4 asistime në Kupë të Botës/Evropiane – përjashtuar Ligën e Kombeve). Me Andres Iniestan dhe Cristiano Ronaldon ka shënuar ose asistuar në gol në katër ngjarjet e fundit të mëdha (që prej Evropianit 2012).
11. Përzgjedhësi Gareth Southgate do ta udhëheqë Anglinë për herën e dytë në një ngjarje të madhe (përjashtuar Ligën e Kombeve), pas Kupës së Botës 2018 (vendi 4). Në Evropianin 1996, ai ishte një nga tre lojtarët e Anglisë që i luajti 510 minuta, bashkë me David Seamanin dhe Tony Adamsin. E humbi penalltinë në ekzekutimin e penalltive në gjysmëfinale kundër Gjermanisë.
12. Zlatko Daliq – udhëheqës i skuadrës që prej tetorit të vitit 2017 – është i vetmi selektor që e ka udhëhequr Kroacinë në dy ngjarje të mëdha rresht (Kupë të Botës & Evropian), pas Miroslav Blazheviqit (Evropiani 1996, Kupa e Botës 1998).