Sulmuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Timo Werner, ka folur para duelit me Francën.
Sulmuesi i Chelseat, ka parashikuar duel të vështirë përballjen me Francën.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Franca ka një skuadër shumë të mirë. Treshja Benzema-Griezmann-Mbappe, nëse luajnë së bashku ashtu, siç kanë luajtur në skuadrat e tyre natyrisht se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Por ne kemi një skuadër cilësore me lojtarë tejet kualitativë. Është një turne i madh dhe ne duam të jemi të suksesshëm”, deklaroi Werneri.
Takimi Gjermani – Francë zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.