4 perditesime
22:51

Italia hap Evropianin me fitore bindëse

Italia ka filluar me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Ajo ka mposhtur 3:0 Turqinë në ndeshjen hapëse të edicionit të sivjetmë.

Merih Demiral (autogol), dhe nga një gol i Ciro Immobiles e Lorenzo Insignes i siguruan trepikëshin e parë Italisë në kuadër të Grupit A.

Në këtë grup, Zvicra e Uellsi zhvillojnë ndeshjen tjetër të shtunën.

22:38

Italia në epërsi të thellë ndaj Turqisë

Italia ka realizuar edhe golin e tretë përballë Turqisë në ndeshjen hapëse të Evropianit. Lorenzo Insigne shënoi në minutën e 79-të pas një superaksioni të italianëve për 3:0.

22:24

Italia dyfishon epërsinë

Italia ka shënuar edhe golin e dytë përballë Turqisë.

Ishte sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, i cili realizoi në minutën e 65-të.

 

22:12

Evropiani nis me autogol

Me autogol ka nisur seria e golave në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Italia ka kaluar në epërsi ndaj Turqisë në minutën e 53-të me autogolin e shënuar nga Merih Demirali, lojtari i Juventusit.

https://streamwo.com/itCuDpM

21:48

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Turqi – Itali

45 minutat e parë të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, mes Turqisë dhe Italisë janë mbyllur pa gola të shënuar.

Italia ka dominuar tërësisht, por pavarësisht rasteve të shumta përfaqësuesja e Roberto Mancinit nuk arriti te goli.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin A.