31-vjeçari Toni Kroos është njëri nga futbollistët më të mirë që ka skuadra e Gjermanisë.
Gjermani synon që në Kampionatin Evropian të arrijë sukses. Sivjet do të jetë edhe viti i fundit i Joachim Lowit në krye të Gjermanisë. Lowi gjermanët do t’i lë pas 15-të vjetësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia e Botës në vitin 2014-të, Gjermania, nuk pati paraqitje të mirë në Evropianin e fundit. Ishte nënkampione në vitin 2008, më pas humbi dy herë në gjysmëfinale në dy edicionet e fundit.
Kroosi beson se grupi i sivjetmë i Gjermanisë, është më i vështiri.
“Nuk mendoj se do të mund të ishte më vështirë se kaq. Po shohim para. Janë ndeshje të cilat i pret nga çerekfinalja e deri në fund. Por, kjo është rruga jonë. E rëndësishme është që të jemi në formën më të mirë, përndryshe do të jetë e vështirë”, tha Kroosi.
Gjermania i ka të fituara tre tituj të Kampionatit Evropian. I fundit ishte ai i vitit 1996.