Euro 2020

Lojtarët skocezë do të ulen në njërin gju vetëm kundër Anglisë

Lojtarët e Përfaqësueses së Skocisë do të ulen në gjunjë para duelit kundër Anglisë në Londër në kuadër të Kampionatit Evropian. Megjithatë, nuk do ta bëjnë një gjë të tillë në Glasgow kundër Republikës së Çekisë dhe Kroacisë.

Ekipi i Anglisë e ka bërë këtë gjest kundër racizmit që nga viti i kaluar.

“Së bashku kemi vendosur të qëndrojmë të gjithë në gju si ekip para duelit kundër Anglisë në ‘Wembley Stadium’”, ka thënë kapiteni i Skocisë, Andy Robertson.

Ndeshja do të zhvillohet më 18 qershor.

Ky gjest është kundërshtuar nga një grup i caktuar i tifozëve të Anglisë, por skuadra do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë në “Euro 2020”. Ndeshja e parë e Anglisë në Kampionatin Evropian do të jetë të dielën kundër Kroacisë.