Futbollistët e Përfaqësueses së Spanjës janë vaksinuar. Të gjithë futbollistët janë vaksinuar para Kampionatit Evropian “Euro 2020”. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Spanjës.
Te “Stuhia e Kuq”, Sergio Busquets doli pozitiv duke detyruar kështu pjesën tjetër të skuadrës të marrë masa para fillimit të Evropianit.
Përpos vaksinimit, futbollistët spanjollë kanë rezultuar negativë në testin e fundit për COVID-19.
Një testim tjetër është rezervuar edhe për ditët e ardhshme.
Spanja e nis aventurën në Evropian më 14 qershor kundër Suedisë, derisa do të takohet edhe me Poloninë dhe Sllovakinë.