Euro 2020

Chiellini vazhdoi të luante për ta bërë Italinë sërish pretendente

Një eliminim në raundin e parë nga Kupa e Botës 2010. Një humbje e dhimbshme nga Spanja në finale të “Euro 2012. Viktimë e kafshimit të Luis Suarezit në Botërorin 2014, që përfundoi po ashtu me eliminim të hershëm. Një humbje me penallti nga Gjermania në Euro 2016.

Ndonëse ka bërë mbi 100 ndeshje dhe ishte i përfshirë në më shumë fitore se humbje, karriera e Giorgio Chiellinit me Italinë është shënuar kryesisht nga dëshpërime në momentet kur vlen më së shumti.

Asnjëra nuk është më e rëndë se dështimi ofendues për t’u kualifikuar në Botërorin 2018.

Humbja në plejof nga Suedia i dha fund epokës së shumë emrave të mëdhenj të Italisë si Gianluigi Buffon, Andrea Barzagli dhe Daniele De Rossi.

Chiellini po ashtu seriozisht konsideroj pensionimin ndërkombëtar, pas asaj humbje në San Siro.

Në vend të pensionimit, qendërmbrojtësi 36-vjeçar kaloi një seri lëndimesh për ta udhëhequr si kapiten Italinë në një kampanjë perfektë kualifikuese për Euro 2020. Italia shënoi 10 fitore në 10 ndeshje. Ai tani do ta udhëheq Italinë në ndeshjen hapëse të Evropianit, ndaj Turqisë të premten.

Italia është në seri prej 27 ndeshjeve pa humbje dhe në disponim të mirë.

“Ne vërtetë duam të bëjmë gjërat mirë, ta bëjmë Italinë pretendente sërish në ngjarje të mëdha”, ka thënë Chiellini të enjten. “Ajo humbje në Milano ndaj Suedisë është diçka që ka mbetur brenda nesh dhe nuk do të largohet asnjëherë. Por mendoj se gjatë viteve të fundit kemi punuar mirë për ta kthyer atë dëshpërim në shumë entuziazëm dhe dëshirë për t’u paraqitur mirë. Kanë kaluar pesë vjet prej se Italia e ka përjetuar këtë. Ne e dimë këtë dhe ne mezi presim të dalim dhe të ndajmë këto emocione me të gjithë”.