Euro 2020

Te Spanja shpresojnë se dy lojtarët e infektuar do të kthehen për Evropian

Te Spanja shpresojnë se kapiteni Sergio Busquets dhe Diego Llorente do të kenë prapë ndikim në Kampionat Evropian, ndonëse të dy kanë pranuar rezultat pozitiv në testin për doping.

Rezultati pozitiv i testit të Llorentes nga e marta mund të ketë qenë gabim, pasi testet tjera kanë dhënë rezultat negativ. Kështu ka thënë trajneri Luis Enrique të enjten. Mbrojtësi i Leedsit do të ketë teste tjera deri të premten. Nëse del sërish negativ, ai mund të kthehet në ekip para ndeshjes që Spanja e luan të hënën ndaj Suedisë.

Përgatitjet e Spanjës janë ndikuar pasi Busuqets doli pozitiv të dielën. Lojtarët që pranojnë rezultat pozitiv duhet të qëndrojnë të izoluar për të paktën dhjetë ditë, që do të htotë se Busquets do të mungoj në ndeshjen e parë ndaj Suedisë.

Enrique ka thënë se “Spanja do të pret për Busquetsin”.

“Gjëja e mirë është që Busquets e ka kohën në nanën e tij. Busquets do të jetë në skuadër, pa dyshim. Busquets është mirë, pa simptoma. Kështu që mund të ushtroj dhe të mbetet në formë. Shpresojmë se çdo gjë do të përfundoj mirë”, ka thënë Enrique.

Në kuadër të grupit E, Spanja po ashtu luan me Poloninë më 19 qershor dhe me Sllovakinë më 23 qershor në Sevilla.

Pjesa tjetër e skuadrës ka kaluar testet ditore për koronavirus. Me gjithë këtë, Luis Enrique ka thirrur lojtarë shtesë dhe ka krijuar dy ekipe të ndara për të reduktuar gjasat që një shpërthim i koronavirusit ta lë atë pa skuadër.

Të mërkurën, ministri i shëndetësisë i Spanjës ka thënë se forcat e armatosura do të administrojnë vaksinimin e lojtarëve të ekipit nacional. Enrique shpreson që vaksinimi të bëhet më shpejtë dhe që lojtarët mos të kenë simptoma dhe të jenë të gatshëm për lojë.