Euro 2020

Suedia shtrëngon masat pas rasteve me koronavirus brenda ekipit

Foto: AP
 

Përfaqësuesja e Suedisë ka marrë vendim që në prag të “Euro 2020” do t'u nënshtrohet masave më të rrepta anti- COVID pasi dy lojtarë, sulmuesi Dejan Kulusevski dhe mesfushori Mattias Svanberg dolën pozitivë me koronavirus, ka bërë të ditur Federata Suedeze të mërkurën.

“Meqenëse dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv, menjëherë është mbajtur një takim urgjent me ekipin mjekësor dhe trajnerët e ekipit, ku u diskutuan masa të ndryshme për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Suedisë.