Euro 2020

#Profili - Euro 2020: Hungarezët shpresojnë të bëjnë rezistencë në grupin e vështirë

Foto: AP
 

Përfaqësuesja e Hungarisë do të futet në Kampionatin Evropian si pjesë e grupit ndoshta më të vështirë në të gjithë turneun. Duke pasur parasysh kundërshtarët e Hungarisë në fazën e grupeve, atëherë mund të thuhet se nuk ka pothuajse aspak gjasa për t’u kualifikuar në fazën e nokautit. Në kuadër të Grupit F, Hungaria do të ketë punë me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë, tri përfaqësuese favorite për të triumfuar në “Euro 2020”, që nis më 11 qershor. Megjithatë, Hungaria do të ketë mundësinë që dy prej tri ndeshjeve të fazës së grupeve t’i luajë në shtëpi, saktësisht në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest. Hungaria nuk e siguroi pjesëmarrjen në Evropian nëpërmjet kualifikimeve, përkundër që e mposhti Kroacinë edhe Uellsin. Përfundoi e parafundit në grupin me pesë ekipe. Mirëpo, hungarezët arritën të sigurojnë Evropianin, falë plejofit të Ligës së Kombeve ku në finale e mposhti Islandën në nëntor të vitit të shkuar. Në fakt, hungarezët ishin në disavantazh dhe fitoren ndaj Islandës e siguruan në minutat e kohës shtesë me dy gola të shpejtë.

Përzgjedhësi dhe taktika