Euro 2020

#Profili - Euro 2020: Sllovakia synon të jetë befasia e grupit për të prekur fazën e nokautit

Foto: AP
 

Lirisht mund të thuhet se Përfaqësuesja e Sllovakisë po e jeton ëndrrën para fillimit të Kampionatit Evropian, pasi i ka fituar tri nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Gjatë pushimit më të fundit ndërkombëtar, Sllovakia fitoi kundër Rusisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe do të bëjë vetëm paraqitjen e saj të dytë në Kampionatin Evropian të kësaj vere. Në kualifikimet për “Euro 2020” Sllovakia arriti të siguronte pjesëmarrjen nëpërmjet mënyrës së vështirë. Në një grup që përmbante përfaqësueset më me përvojë si Kroacia dhe Uellsi, Sllovakia arriti të përfundonte e treta dhe të futet në plejofin e Ligës së Kombeve së bashku me Bosnjë- Hercegovinën, Irlandën dhe Irlandën e Veriut. Në gjysmëfinale, sllovakët u përballën me Irlandën duke i eliminuar pas penalltive në ndeshjen e luajtur në Bratislavë. Për finale Sllovakia udhëtoi në Belfast të Uellsit për t'u ndeshur me Irlandën e Veriut për një vend në “Euro 2020”. Ndeshjen e fitoi me rezultatin e ngushtë 2:1 pas kohës shtesë për të rezervuar një vend në turneun e kësaj vere.

Përzgjedhësi dhe taktika