Sport

Ditë të vështira për reprezentuesit kosovarë në Gjermani

Gjermania ishte vendi që jepte më së shumti lojtarë për Përfaqësuesen e Kosovës. E natyrshme kjo, nëse merret për bazë numri i madh i kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman dhe po ashtu numri i madh i futbollistëve nga Kosova që bëjnë karrierë në këtë shtet, shkruan sot Koha Ditore.

Por, së fundi gjërat kanë ndryshuar për të keq. Reprezentuesit kosovarë në këtë vend, po kanë gjithnjë e më pak hapësirë në klubet e tyre. Kjo po e brengos seleksionuesin Albert Bunjaki, në kohën kur kanë mbetur edhe tri javë deri te ndeshja eliminatore kundër Islandës.

Me Fanol Përdedajn, Leart Paqaradën, Enis Alushin, Besar Halimin e ndonjë tjetër, Gjermania së fundi ishte bërë një lloj baze e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Gjermania ishte vendi që jepte më së shumti lojtarë për Përfaqësuesen e Kosovës. E natyrshme kjo, nëse merret për bazë numri i madh i kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman dhe po ashtu numri i madh i futbollistëve nga Kosova që bëjnë karrierë në këtë shtet. Ndonëse shumica prej tyre në klube më poshtë se Bundesliga, kosovarët e Gjermanisë kalonin formë të mirë dhe u bënë të rëndësishëm për Përfaqësuesen.

(Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të gazetës)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.