Sekretari i ri Departamentit të Brendshëm të Shteteve të Bashkuara, Ryan Zinke ka marrë frenat në dorë që ditën e parë të punës, kjo edhe në mënyrë figurative, pasi mbërriti në zyrë mbi një kalë.
Ish-kongresmeni i Montanës, dikur pjesëtar i njësive “Navy Seal”, përshkoi qendrën e Uashingtonit mbi shalën e një kali irlandez 17-vjeçar, të quajtur Tonto.
Nëntë policë, po mbi kuaj, e shoqëruan 55-vjeçarin deri në zyrat e Departamentit të Brendshëm, një ditë pasi ai bëri betimin.
Zinke mbante në kokë edhe një kapelë kaubojsi, ndërsa çante në mes të trafikut. Departamenti i Brendshëm mbikëqyr më shumë se 20 për qind të tokës federale në Shtetet e Bashkuara, mes të cilave edhe parqet kombëtare si “Yellowstone” dhe “Yosemite”.