Emocionet e elitës së futbollit tonë, do të rikthehen sot pasdite.
Java e 19-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të nis me dy ndeshjet që luhen sot Prishtina-Drenica e Hajvalia-Trepça ’89.
Ndërkaq, kryendeshja e kësaj fundjave zhvillohet të dielën në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, transmeton KosovaPress.
Joshëse dhe interesant pritet te jetë edhe duelet tjera pasi që tashmë çdo pikë është tejet e rëndësishme për cilindo skuadër.
Vala Superliga / Java e 19-të
E premte:
Prishtina – Drenica
(Tefik Maloku, Alban Ejupi, Driton Preniqi, Fatmir Tahiri)
Hajvalia – Trepça ’89
(Ilir Shuleta, Jakup Musolli, Bekim Rama, Leutrim Mustafa)
E shtune:
Llapi – Gjilani
(Besnik Batalli, Benun Këpuska, Meriton Berisha, Burim Jahmurataj)
Trepça – Ferizaj
(Philip Farrugia, Christopher Francalanza, Debattista Villam, Etienn Mangion)
E diel:
Drita – Feronikeli
(Gramos Shala, Imran Kabashi, Ramadan Hyseni, Mentor Baliu)
Liria – Besa
(Artan Tahiri, Fatlum Berisha, Fatmir Abrashi, Visar Kastrati)
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.