Tenisti numër një në botë, Andy Murray është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit të Dubait, transmeton Koha.net.
Ai në çerekfinale e eliminoi Philipp Kohlschreiberin me rezultat 6-7 (4-7) 7-6 (20-18) 6-1, raporton BBC.
Britaniku në gjysmëfinale do të përballet me Lucas Pouille, ose me njeriun që eliminoi Roger Federerin, Evgeny Donskoy.
Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Fernando Verdasco dhe Robin Haase.