Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka kërkuar të enjten, në Kuvendin e Shqipërisë, që Ilirida (Maqedonia e sotme) të shpallë pavarësinë.
Madje jo vetëm kaq, Doda propozon edhe që shteti shqiptar të shpallë të padëshirueshëm presidentin maqedonas, George Ivanov, shkruan sot Koha Ditore.
{gallery}
Deklarata e deputetes së PDIU-së, ose siç thirret ndryshe si partia e çamëve, e beri këtë deklaratë pasi presidenti i Maqedonisë ka refuzuar të mandatojë liderin e opozitës, Zoran Zaev, si kryeministrin e ri pas Gruevskit.
Ky refuzim u bë megjithëse kreu i shtetit maqedonas kishte deklaruar se kush i bën mandatet e kërkuara 60+1, ai do t’ia jepte këtë mandat, ku kthesa e Ivanovit ka ngritur tensionet ndëretnike në vendin fqinj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.