Sport

Juve e bindur që Dybala nuk largohet nga Torino

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka insistuar se klubi nuk është i brengosur për spekulimet që e lidhin Paulo Dybalan me një kalim në Premier Ligë.

23-vjeçari thuhet se është caku kryesor i Chelseat për afatin kalimtar të verës, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe gjigantët Manchester United e Real Madridi i Spanjës.

“Ekipi i Dybalas aktualisht është në Argjentinë. Nuk ka arsye për t’u brengosur. Ata do të arrijnë në fund të muajit dhe do të nënshkruajmë kontratë të re”, ka thënë Marotta për “Mediaset”, transmeton Koha.net.