Kuriozitet

Pse nuk duhet të përgjigjeni kur dikush i panjohshëm ju telefonon dhe ju pyet “A po më dëgjoni”

Telefonatat nga të panjohshmit sigurisht kurrë nuk janë të mirëpritura, por nëse ndonjëri nga ta ju pyet “A po më dëgjoni”, ju duhet ta mbyllni atë menjëherë, transmeton koha.net.

Dhe kjo për një arsye të rëndësishme, pasi është një skemë me përmasa të mëdha që është duke ndodhur kohëve të fundit pothuajse në të gjithë botë, ndërsa në Amerikë ka marrë përmasa të mëdha, e cila vë në rrezik të madh viktimat.

Sipas Daily Mail, njerëzit që bëjnë këtë skemë i shtyejnë njerëzit që gjatë telefonatës të përgjigjen me “Po”. Pastaj përgjigjen e tyre e përdorin për kontrata verbale.

Ata regjistrojnë përgjigjen “Po” të viktimave dhe e editojnë atë dhe e fusin në një kontratë verbale, me të cilën ata pastaj mund t’u marrin viktimave shuma të mëdha parash.

Dhe më e tmerrshmja është se, nëse viktimat përpiqen që të luftojnë me akuza kundër tyre, mashtruesit do të redaktojnë prapë regjistrimin e telefonatës, duke e bërë kinse ata janë pajtuar me kushtet e tyre dhe i kërcënojnë ata me veprime ligjore, transmeton koha.net.

Shumë biznese e tani edhe shumë banka në botë kanë filluar që të përdorin “nënshkrimet me zë” për të nënshkruar marrëveshje apo për t’u qasur në kompani nëpërmes telefonit, mënyrë që mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme.