Support TIME. Preserve the truth.
military

Majlinda, the champion who earned the world's respect through medals

May

Dhjetë vjet pasi bëri histori në Lojërat Olimpike të Rios në vitin 2016, Majlinda Kelmendi më në fund i është bashkuar Instagramit. 

Kampionia olimpike, e cila pushtoi skenën më të madhe sportive në botë shumë kohë para se të ndërtonte një numër të madh ndjekësish në internet. E fitoi respektin e botës nëpërmjet medaljeve të shumta. 

“Gjithmonë kam besuar se media luan një rol të rëndësishëm në sport. Ajo i ndihmon njerëzit të ndjekin udhëtimet e sportistëve, feston arritjet dhe frymëzon brezin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, gjithmonë kam preferuar të përqendrohem në punën time (jo në mediat sociale), t’i lejoj rezultatet e mia të flasin vetë sesa të kërkoj vëmendje”, ka thënë Kelmendi të enjten në intervistën dhënë për faqen zyrtare të Federatës Evropian të Xhudos (EJU).

Majlinda në karrierën e saj ia ka dalë ta marrë vëmendjen e mediave botërore. Ia ka dalë përmes sukseseve si xhudiste.

Krahas të artës olimpike në Rio, Majlinda ka edhe dy tituj të botës dhe një medalje të bronztë botërore. Ndonëse është sfiduar seriozisht nga lëndimet, dhe atë për kohë të gjatë, Majlinda i ka edhe katër tituj të Evropës dhe shumë e shumë medalje nga ngjarjet e mëdha të xhudos.

E pyetur pse pikërisht tani vendosi të hap llogari në Instagram, Majlinda thotë se “është thjeshtë koha e duhur”.

“Për shumë vite kam qëndruar larg mediave sociale, por tani jam kurioze ta përjetoj vetë dhe të shoh se ku do të më çojë”, shprehet ajo. “"Kurioziteti, më shumë se çdo gjë tjetër. Nuk kam pasur kurrë një prani zyrtare në mediat sociale dhe mendova se do të ishte interesante të krijoja një të tillë. Kam gjithashtu një ekip profesional që do të menaxhojë platformat, kështu që ndihem rehat duke ndërmarrë këtë hap”.

Ajo tani synon nëpërmjet rrjeteve sociale të ndajë pjesë të udhëtimit të saj.

“Jam i emocionuar, por sinqerisht nuk e di saktësisht se çfarë të pres. Është diçka krejtësisht e re për mua. Ana pozitive është se do të kem mundësinë të lidhem drejtpërdrejt me njerëzit dhe të ndaj pjesë të udhëtimit tim. Sigurisht, mediat sociale vijnë edhe me përgjegjësi dhe kritika, por jam gati të mësoj gjatë rrugës”, ka theksuar Kelmendi.

Ajo ka theksuar se përvoja e saj me mediat në përgjithësi ka qenë pozitive.

“Në përgjithësi, përvoja ime me median ka qenë pozitive. Gjithmonë e kam vlerësuar mbështetjen dhe respektin që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime. Si çdo figurë publike, ka pasur momente kur historitë ose komentet nuk kanë qenë plotësisht të sakta, por kjo është pjesë e të qenit në sy të publikut. Preferoj të qëndroj i përqendruar në atë që mund të kontrolloj dhe të ec përpara”, thotë Majlinda.

Edhe pasi i dha fund karrierës si xhudiste, Majlinda Kelmendi nuk iu nda xhudos. Tani është trajnere në ekipin e kryemjeshtrit Kuka. Përvojën e fituar në karrierën e mahnitshme, po e përcjell me shumë sukses te xhudistët e rinj.