Support TIME. Preserve the truth.
Culture

Ukraine issues indictment for attack on Hryhorii Skovoroda museum

Hryhorii Skovoroda

Muzeu përkujtimor, kushtuar Skovorodss, filozof i shekullit 18, i ndikuar thellësisht nga metoda sokratike, ishte vendosur në një pronë ku ai kishte jetuar vitet e fundit të jetës dhe ku kishte vdekur më 1794. Ky institucion ishte një nga shumë objektet kulturore që u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit të Ukrainës

Siç raportojnë mediat ukrainase, sipas Prokurorit të Përgjithshëm, një gjenerallejtënant rus që urdhëroi sulmin është nga fshati Chuhuiv, në rajonin e Kharkivit, dhe komandon Ushtrinë e 6-të të Gardës së Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Rusisë

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka bërë të ditur se një gjenerallejtënant rus është akuzuar në mungesë për urdhërimin e një sulmi me raketa, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Muzeun Kombëtar Letrar-Përkujtimor, “Hryhorii Skovoroda”, në rajonin e Kharkivit të Ukrainës, në pranverën e vitit 2022.

Siç raportojnë mediat ukrainase, sipas Prokurorit të Përgjithshëm, një gjeneral-lejtnant rus që urdhëroi sulmin është nga fshati Chuhuiv, në rajonin e Kharkivit, dhe komandon Ushtrinë e 6-të të Gardës së Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Rusisë.

Prokurori i Përgjithshëm ka shkruar: “Gjenerali dinte me siguri se po sulmonte jo një objektiv ushtarak, por një monument të kulturës ukrainase. Pavarësisht kësaj, ai dha urdhrin luftarak për shkatërrimin e tij”.

Muzeu përkujtimor, kushtuar Skovorodss, filozof i shekullit 18, i ndikuar thellësisht nga metoda sokratike, ishte vendosur në një pronë ku ai kishte jetuar vitet e fundit të jetës dhe ku kishte vdekur më 1794. Ky institucion ishte një nga shumë objektet kulturore që u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit të Ukrainës. Siç raportoi “ArtNews” në një përmbledhje të objekteve kulturore të goditura nga lufta në vend, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit të vitit 2022, deklaroi: “Natën e kaluar, ushtria ruse përdori njërën prej raketave të saj për të shkatërruar Muzeun “Hryhorii Skovoroda” në rajonin e Kharkivit. Një raketë  për të shkatërruar një muze”. Siç raportoi “The Kyiv Independent”: “Rusia ka shënjestruar vazhdimisht trashëgiminë kulturore të Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë. Deri në shtator të vitit 2026, sipas të dhënave të mbledhura nga Ministria e Kulturës, në Ukrainë ishin dëmtuar ose shkatërruar 2 mijë e 161 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 2 mijë e 665 institucione kulturore”.