Ministria e Kulturës ka njoftuar se vizitorët s’do të kenë përkohësisht qasje në Kala, që është një prej aseteve të trashëgimisë kulturore më të vizituara. Mbyllja është bërë për dy javë. Ky veprim vjen pas tenderit, nëpërmjet të cilit synohet të bëhen disa intervenime për masa periferike në aset.
Në fund të prillit është mbyllur për vizitorë vetëm pjesërisht, kurse tash krejtësisht. Me arsyetimin se janë duke u zbatuar masa emergjente, Ministria e Kulturës ka njoftuar se vizitorët s’do të kenë përkohësisht qasje në Kala, që është një prej aseteve të trashëgimisë kulturore më të vizituara. Mbyllja është bërë për dy javë. Ky veprim vjen pas tenderit, nëpërmjet të cilit synohet të bëhen disa intervenime për masa periferike në aset.
“Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, me fillimin e punimeve për zbatimin e masave emergjente në Kalanë e Prizrenit, qasja për vizitorë në këtë aset do të mbyllet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, duke filluar nga sot”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. Sipas njoftimit, vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.
“Për çdo ndryshim lidhur me afatin e mbylljes dhe rihapjen e kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë”, shkruhet në njoftim.
Tenderi për ndërhyrje është dhënë në fund të korrikut.
“Masat emergjente në Kalanë e Prizrenit dhe Kalanë e Novoberdës” mban titullin thirrja, për të cilën ka aplikuar vetëm një kompani dhe është zgjedhur që t’i kryejë punimet me 110 mijë e 820 euro. Prej tyre, shumica e mjeteve, mbi 80 mijë euro, do të investohen në Kalanë e Prizrenit, e intervenimi në Novobërdë është krejt i thjeshtë, çështje tabelash.
also
"Urgent measures" without a plan for the full opening of the Prizren Castle
Në Kalanë e Prizrenit synohet pastrimi i terrenit, rrethojat mbrojtëse, kamerat e jashtme e të brendshme, centrali i monitorimit, zërimi, lëndët këmbësore për vizitorë, riprodhimi dhe montimi i dyshemeve të shtigjeve të drunjta, rregullimi i tabelave informuese, riprodhimi dhe montimi i karrigeve në amfiteatër dhe zhvendosja e tualeteve nga hapësira brenda mureve rrethuese në atë të jashtme.
Por telashet e Kalasë janë tejet më përmbajtjesore. Këtë e ka konstatuar edhe vetë Komisioni, mbi raportin e të cilit Ministria ka vendosur që të mbyllë disa pjesë për vizitorë. Komisioni ka rekomanduar ndërhyrje urgjente.
“Sigurimi i segmenteve murale të dobësuara përmes mbështetjeve të përkohshme; pastrimi i fugave të zbrazëta dhe plotësimi i tyre me llaç origjinal; kufizimi i menjëhershëm i qasjes së vizitorëve në zonat që paraqesin rrezik; planifikimi urgjent i një programi të plotë konservimi dhe restaurimi; vendosja e rrethojave metalike si masa të përkohshme për mbrojtjen e vizitorëve; vendosja e kamerave të sigurisë, ndriçimi dhe shenjëzimi i rrezikut”, shkruhet në raportin e hartuar nga punonjësit e Institutit Arkeologjik të Kosovës, Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
According to the report compiled by Veron Tara, Caner Tatar, Elvis Shala, Sara Sylejmani, Jusuf Xhibo and Besar Grazhda, data is provided that in the high surrounding walls it has been observed that the lime-based binding mortar has largely lost its stability, due to atmospheric influences and the penetration of water into the interior of the wall from various points. As a result, the gaps in the walls have increased, material losses have been created in the internal fillings and in some areas stone falls have been identified. It has been found that the created spaces have caused partial collapses in some segments and that the degradation process is ongoing.
“Humbja e fugave është e pranishme edhe në tunele, specifikisht në pjesën e sipërme të tyre, gjë që rrezikon shembjen e gurëve dhe rrezikon jetën e vizitorëve, si dhe degradimin e mëtejshëm të strukturave”, shkruhet në dokumentin e protokolluar më 24 prill të këtij viti. Sipas Komisionit, kjo gjendje paraqet rrezik të menjëhershëm si për integritetin e strukturës, ashtu edhe për sigurinë e vizitorëve, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen pa vonesë. Kanë arritur në përfundim se është me rëndësi që shtresa mbrojtëse e njohur si “kapelë”, e vendosur në pjesën e sipërme të mureve dhe që ndalon depërtimin e ujit në strukturë, të kontrollohet në mënyrë të detajuar për të identifikuar rrjedhje të mundshme.
Meqenëse Ministria e Kulturës ka centralizuar tërësisht komunikimin publik në raport me institucionet vartëse dhe Instituti Arkeologjik tashmë është shndërruar në njëfarë agjencie që s’iu del zot as punëve të veta, ky institucion s’është përgjigjur për ndërhyrjen në Kala.
E Ministria e Kulturës ka sqaruar se Kalaja e Prizrenit tashmë ka hyrë në fazën e hartimit të detyrës projektuese për përgatitjen e projektit të restaurimit dhe konservimit. Sipas MKT-së, ky projekt do të trajtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse tërë hapësirën e Kalasë dhe nuk do të kufizohet vetëm në pjesët që aktualisht paraqesin nevojë për intervenim emergjent.
“Duke qenë se hartimi, miratimi dhe zbatimi i një projekti të tillë kërkon kohë dhe duhet të zhvillohet në përputhje me standardet profesionale të konservimit të trashëgimisë kulturore, është vlerësuar e nevojshme që deri në implementimin e tij të ndërmerren masa të përkohshme për rritjen e sigurisë së vizitorëve dhe përmirësimin e kushteve të vizitës”, shkruhet në përgjigje. Sipas MKT-së, për këtë arsye, në procedurën aktuale të prokurimit janë paraparë ndërhyrje të karakterit mbrojtës dhe funksional, si vendosja e rrethojave mbrojtëse, sistemit të kamerave të sigurisë, ndriçimit, rregullimi i shtigjeve të ecjes, nyjave sanitare dhe elementeve të tjera të nevojshme për menaxhimin e sigurt të lokalitetit.
also
Prizren Castle, where over a million euros were invested, partially closed to visitors
“Sa u përket pjesëve ku vërehen dëmtime, ato do të trajtohen në kuadër të projektit të restaurimit dhe konservimit, i cili do të ofrojë zgjidhje të plota dhe të qëndrueshme në përputhje me parimet e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore”, shkruhet në përgjigje.
Në vitin 2014, në monument janë investuar 700 mijë dollarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përkatësisht nga Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore. Bëhet fjalë për një monument që gjatë muajve të verës, sipas të dhënave institucionale, vizitohet deri në 5 mijë vizitorë në ditë. Deri sivjet, sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore, aty janë shpenzuar 1 milion e 117 mijë euro.