Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është arrestuar një person që kërkohej përmes INTERPOL-it nga Maqedonia e Veriut.
N.R., që ka shtetësi të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut kërkohet për “vjedhje të rëndë”.
He was detained for 48 hours.
“Më datë 24.08.2026 rreth orës 21:00, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë përkatësisht të stacionit policor të Ferizajt, kanë realizuar një operacion policor me ç’rast është bërë arrestimi i dyshuarit me inicialet (N.R.), i cili ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Ky arrestim u realizua pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë se Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Lushnje, a person kills his mother and seriously injures his father
-
The scandal over the murder of the 25-year-old: Another serious alarm for society and institutions
-
A person is detained for the death of a worker at a workplace in Veternik
-
Court acquits three accused in Gllogjan triple murder
-
Everything we know about the murder of the pregnant woman in Malisheva - details from the Police, the Prosecution and the UCCK