Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Three suspects sentenced to one month in custody for marijuana trafficking

136 kilograms of marijuana seized, a police officer is also suspected of being involved

Nga një muaj paraburgim ua ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj tre të dyshuarve për trafikim të marihuanës, të arrestuar një ditë më parë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

A.N., T.E., dhe A.C., dyshohen për shitblerje të narkotikëve, ndërsa T.E. dyshohet edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Në një njoftim të Gjykatës është thënë se ekziston dyshimi i bazuar se të tre kanë pasur qëllim që të transportonin drogë në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Dyshohet se transporti është bërë me dy vetura, njërën që ka vëzhguar rrugën dhe ka paralajmëruar tjetrën për pengesa apo kontrolle të mundshme nga Policia.

Kur policia ka tentuar ndalimin e automjetit, ai nuk u është bindur urdhrave dhe sinjalizimeve policore për ndalim, por ka ikur dhe ka shkaktuar aksidente duke lënduar dy qytetarë deri kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Një ditë më parë, Prokuroria Themelore në Ferizaj në një konferencë për media njoftoi për sekuestrimin e 136 kilogramëve marihuanë. Ndër të arrestuarit, një është polic.