Mesfushori i Union Berlinit, Kastriot Imeri, e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.
Por asistimi i Imerit nuk i mjaftoi Union Berlinit që u mposht të shtunën nga Mainzi në udhëtim me rezultatin 2:1.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 11-të të elitës gjermane.
Imeri asistoi për golin e epërsisë të cilin e realizoi Janik Haberer në minutën e 37-të.
Por Mainzi shënoi dy gola në fund të ndeshjes për përmbysjen e madhe të rezultatit.
26-vjeçari Imeri luajti deri në minutën e 76-të dhe ishte më i vlerësuari te skuadra e tij.
Për Imerin ishte ndeshja e gjashtë e zhvilluar këtë edicion në kampionatin gjerman.
Imeri iu bashkua Union Berlinit në muajin shtator nga Young Boysi zviceran për 2.5 milionë euro.