Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Ten cases of domestic violence within 24 hours

Kosovo Police

Photo: Illustration

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, sipas raportit të Policisë.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Obiliq, Pejë, Klinë, Malishevë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Gjatë rastit, policia i ka sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, është raportuar edhe dhunë e vazhdueshme fizike ndaj një të miture nga vëllai i saj, si dhe dhunë fizike e psikike ndaj një vajze të mitur nga babai i saj. Në rastin e parë, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa në të dy rastet të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Në Obiliq, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Klinë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Pejë janë raportuar disa raste të dhunës në familje. Njëri ka të bëjë me dyshimin për dhunë psikike të ushtruar nga bashkëshorti ndaj gruas, ndërsa i dyshuari nuk është lokalizuar ende dhe ndodhet në kërkim të policisë. Në një rast tjetër, është raportuar dhunë psikike e ushtruar nga babai ndaj vajzës së tij, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në Pejë është raportuar një rast i kanosjes dhe dhunës në familje, ku viktimë është bashkëshorti, ndërsa e dyshuar bashkëshortja e tij. Kjo e fundit dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes. Rasti është duke u hetuar.

Në Malishevë, një person është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte shkaktuar probleme në familje dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Viktimave u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjakovë, një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte keqtrajtuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.