Support TIME. Preserve the truth.
football

Ronaldo reacts after the "BOAT" award

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka reaguar pasi u nderua të mërkurën me çmimin e veçantë “BOAT”, apo “Topi i Artë i të gjitha kohërave”. 

Çmimin inaugurues u dha me vota të tifozëve, ndërsa prapa superyllit portugez mbeti superylli argjentinas, Lionel Messi. 

Ronaldos iu dha çmimi i veçantë për sezonin 2008, ku i realizoi 42 gola dhe e udhëhoqi Manchester Unitedin në atë kohë drejt titullit të Premier Leagues dhe trofeut të Championsit. 

Messi mbeti i dyti duke marrë më së shumti vota për sezonin 2012. 

Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë”, ndërsa Messi ka tri më shumë. 

“Futbolli i takon tifozëve. Faleminderit gjithë tifozëve në gjithë botën. ‘Topi i Artë’ për lojtarin më të mirë në histori është çmim edhe për ju”, ka shkruar Ronaldo të enjten në llogarinë e tij në platformën “X”. 
Edhe Federata e Futbollit e Portugalisë e ka uruar Ronaldon për çmimin e fituar. 

“Nga viti 2008 deri në pafundësi. Lojtari më i mirë në histori është portugez. Urime, kapiten”, ka shkruar Federata portugeze. 

Urime për Ronaldon ka pasur edhe nga Manchester Unitedi dhe Real Madridi.