Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Demi: Faruk the policeman is the executive, is anyone taking responsibility now?

Agron Demi

Themeluesi i Institutit “Atlas”, Agron Demi, ka kërkuar përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, katër ditë më parë.

Reagimi i tij vjen pas publikimit të disa audio-incizimeve të komunikimeve mes Zekajt dhe togerit të Policisë së Kosovës, Faruk Muqolli, në të cilat, ndër të tjera, ai dëgjohet duke i thënë se është lodhur prej saj.

Demi ka theksuar se zyrtarët që veprojnë në terren janë pjesë e ekzekutivit dhe përfaqësojnë institucionet përkatëse.

“Faruk polici është ekzekutivi. Është dora e zgjatun e Ministrit të Brendshëm në terren. ‘Faruk’ punëtori social është ekzekutivi. Është dora e zgjatun e Ministrit të Punës e (mos)Mirëqenies Sociale në terren. ‘Faruk’ doktori të cilit i vdiq pacienta në mungesë të barnave nga lista esenciale është ekzekutivi. Është dora e zgjatun e Ministrit të Shëndetësisë...”, ka shkruar Demi.

Demi ka kritikuar edhe deklaratën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila kishte thënë se viktima, fatkeqësisht, nuk i ishte drejtuar ekzekutivit, duke kërkuar përgjegjësi.  

“Ministrja e Drejtësisë tha që fatkeqësisht viktima nuk ju ka drejtu ekzekutivit!!! Qe ekzekutivi. A mer përgjegjësi tash najkush?”, ka shkruar Demi.