Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit.
Raçi e realizoi golin e fitores për klubin e madh kroat.
Hajduku në kuadër të xhiros së 14-të e mposhti në udhëtim Lokomotivën e Zagrebit me rezultatin 2:1.
Qendërmbrojtësi Raçi shënoi për 2:1 në minutën e 45-të.
Për Raçin ishte goli i parë këtë edicion në kampionatin kroat.
E ka edhe një gol tjetër të shënuar në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
24-vjeçari Raçi e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Etnik Brruti, në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të.
Ndërsa te Lokomotiva e Zagrebit ndeshjen e kompletoi Feta Fetai, kurse në stol u la Dardan Morina.
Raçi u kthye në formacionin startues të Hajdukut të Splitit, pasi në nëntë ndeshjet e fundit kishte qëndruar në bankën rezervë.