Support TIME. Preserve the truth.
football

Kosovo U21 list for friendly with Luxembourg published

Kosovo U21

Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu e ka publikuar listën e futbollistëve të grupmoshës U21 të Kosovës për miqësoren me Luksemburgun. 

Kosova U21 me Luksemburgun përballet më 16 nëntor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. 

Në listën e përzgjedhësit Kryeziu janë 21 futbollistë. 

Kosova U21 në tetor e mbylli ciklin kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Shqipëri e Serbi. 

Fitoi më shumë pikë se në çdo cikël tjetër të mëparshëm kualifikues, por nuk u kualifikuan tutje. 

Kosova e përfundoi Grupin A në vendin e katërt me 15 pikë, pas katër fitoreve, tri barazimeve e po aq humbjeve. Grupin e fitoi Spanja me 27 pikë, ndërsa Finlanda përfundoi e dyta me 23 pikë.

No description available.