Support TIME. Preserve the truth.
football

FC Andorra goalkeeper undecided about future

Jesus Owono

Portieri Jesus Owono i FC Andorras, ende nuk ka vendosur nëse do t’i kthehet futbollit aktiv, ka thënë trajneri i klubit, Carles Manso, pas vdekjes tragjike të sulmuesit Jesus de Miguel më 3 nëntor. 

Oëono ishte i përfshirë në përplasjen në fushë, kur 30-vjeçari vdiq në mëngjesin e ditës tjetër. 

Portieri i Guinesë Ekuatoriale më pas kishte reaguar nëpërmjet një komunikate të klubit Andorra, në të cilën ka thënë se “janë ditët më të vështira të jetës së tij”. 

“Ajo që do të bëjmë është ta përkrahim atë në secilën mënyrë dhe të jemi afër tij”, ka thënë Manso në konferencën për shtyp. 

“Do t’i japim hapësirë që ai të ndihet i lirë për të marrë vendim, nëse dëshiron të kthehet, kur, apo nëse nuk e dëshiron rikthimin”. 

Manso ka thënë se Owono është duke kaluar kohë me familjen e tij, shoqërinë, dhe se është në një “situatë vështirë të menaxhueshme”. 

Owono i ka 47 paraqitje, por nuk u ftua nga Guinea Ekuatoriale për dy ndeshjet me Zimbabvenë në këtë muaj.