Support TIME. Preserve the truth.
football

Freedom wins the match at "Përparim Thaçi" packed with spectators

freedom

Me dy golat e Albion Kurtajt dhe një të Niki Likajt, Liria e Prizrenit e ka fituar 3:0 ndeshjen kundër Rilindjes 1974, në stadiumin “Përparim Thaçi” të mbushur me shikues. 

Për prizrenasit ishte ndeshja e parë këtë edicion nën ndriçimin e reflektorëve.

Dueli Liria – Rilindja 1974 i takoi xhiros së 17-të të Ligës së Parë në futboll.

Me fitore, ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, Liria, është forcuar në krye të tabelës me 42 pikë, nëntë më shumë se Ferizaj i vendit të dytë.