Support TIME. Preserve the truth.
basketball

Trepça wins the football match with Bashkimi in a packed "Minatori"

blinks

Trepça e Bashkimi kanë luajtur derbi të vërtetë të dielën mbrëma në “Minatori”. Në palestrën e stërmbushur me shikues, fitore shënoi Trepça me rezultatin 61:50. Ishte kjo kryendeshja e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça i është revanshuar Bashkimit për disfatën e xhiros së tretë të cilën ia shkaktoi në Prizren. Prej atëherë mitrovicasit i kanë shtatë fitore rresht në Superligë. Bashkimi kishte mposhtur Trepçën edhe për Superkupë.

Por të dielën skuadra e Adis Beqiragiqit shfaqi më shumë. Çereku i parë përfundoi 13:13, ndërsa shkëputje të lehtë mitrovicasit bënë në çerekun e dytë, që përfundoi 19:13. Epërsia u rrit edhe më shumë në periudhën e tretë, që përfundoi 17:15. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 49:41 për “xehetarët”. Në çerekun e katërt epërsia e Trepçës nuk është rrezikuar për asnjë moment. Në përgjithësi skuadrat ishin të kujdesshme në mbrojtje, duke mos lejuar shumë pikë.

James Graham u dallua te Trepça me 13 pikë e 11 kërcime. JaCory Payne i kishte 18 pikë, pesë kërcime e tri asistime. Te Bashkimi lojën më të mirë e shfaqi Gavin Kensmil me 12 pikë e tetë kërcime. Shanon Shorter i realizoi 13 pikë. 

Trepça është lidere me 18 pikë, sa i ka edhe Bora në vendin e dytë. Bashkimi bie në pozitën e tretë me 17 pikë.