Support TIME. Preserve the truth.
football

Can Klaus Gjasula play alongside Avdullah today?

Klaus Gjasula

Për herë të parë që prej majit të vitit 2024, Klaus Gjasula mund të ketë sërish minuta në Bundesligë, dhe të jetë përkrah mesfushorit të Kosovës, Leon Avdullahu. 

Hoffenheimi është duke u mposhtur nga Augsburgu pas 25 minutash lojë, 2:0. 

Avdullahu në mesfushë është titullar ndërsa sulmuesi Fisnik Asllani në bankën rezervë. 

Mesfushori Gjasula në fakt është dashur të luante ndeshje si mysafir të shtunën në kategorinë e tretë të futbollit gjerman me ekipin U23 të Hoffenheimit kundër Rot-Weiss Essenit. 

Pjesë e U23 të Hoffenheimit, 36-vjeçari Gjasula është prej verës së vitit 2026. 

Megjithatë, për shkak të klauzolës së përfshirë në transferimin nga Esseni te Hoffenheimi, klubi i Hajdarit, Avdullahut dhe Asllanit, do të duhej të paguante çmim pesëshifror për Gjasulën, që ai të kishte të drejtë loje ndaj Rot-Weiss Essenit. 

Për këtë arsye, ai mungoi në ndeshjen ndaj skuadrës, të cilën Hoffenheimi U23 e humbi 2:0. 

Një ditë pas ndeshjes në Essen, Gjasula pati aryse për festë. 

Mesfushori defensiv u përfshi në ekipin e parë të Hoffenheimit. 

Për shkak të lëndimeve të mesfushorëve Nathan De Cat dhe Wouter Burger, Gjasula u bë i rëndësishëm sërish për ekipin e parë. 

Gjasula ka shumë eksperiencë si futbollist. Mesfushori defensiv ka luajtur për disa klube në karrierën e tij dhe është i njohur me kategorinë e tretë të futbollit gjerman, Bundesligën 2 dhe elitën gjermane, Bundesligën. 

Gjasula shkroi historinë në edicionin 2019/20, por jo për rekorde për t’u kujtuar. 

Gjasula ka marrë 17 kartonë të verdhë në 29 paraqitje, që është rekord negativ të cilin ende nuk e ka thyer askush. 

Gjasula deri tani ka marrë 180 kartonë të verdhë në karrierën e zhvilluar në Gjermani. 

60 prej atyre kartonëve i ka marrë në kategorinë e tretë të futbollit. 

Paraqitja e fundit e Gjasulës në Bundesligë ishte më 18 maj 2024. 

Ai ndeshjen e fundit e luajti për Darmstadtin kundër Borussia Dortmundit. 

Gjasula gjithsej i ka 51 paraqitje në Bundesligë. 29 herë ka luajtur për Paderbornin dhe 22 herë për Darmstadtin.