Support TIME. Preserve the truth.
football

11 consecutive wins for Bournemouth

Bournemouth

 

Bournemouthi në superformë ka arritur tjetër fitore, të 11-tën rresht në të gjitha garat. 
Të dielën në udhëtim te Fulhami, Bournemouthi fitoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premier Leagues angleze. 
Marcus Tavernier dhe Justin Kluivert i shënuan golat e fitores për mysafirët, ndërsa golin e vetëm për Fulhamin e realizoi Rodrigo Muniz nga penalltia. 
Humbja e fundit e Bournemouthit është më 10 tetor nga Chelsea, 5:1. 
Bournemouthi ngjitet në pozitën e pestë me 21 pikë. 
Fulhami bie në vendin e 17-të me 11 pikë. 
Sunderlandi i Granit Xhakës, i cili nuk luajti as në këtë fundjavë shkaku i lëndimit, u mposht në shtëpi nga Tottenhami 2:0. Golat për Tottenhamin i shënoi James Maddison. Të dytin e realizoi direkt nga goditja e këndit. Thomas Meunier i Sunderlandit u përjashtua nga loja me të kuq që në minutën e 12-të. 
Hull City ka regjistruar tjetër fitore. E mposhti 3:2 Crystal Palacen, që nuk e pati forcën të kthehej në fund për të marrë pikë. Dhe kështu, me shtatë pikë, një më pak se Manchester Unitedi, mbetet në vendin e fundit.   
Brightoni ndërkohë ka humbur për herën e dytë rresht. Në xhiron e 12-të u mposht në shtëpi nga Neëcastle United, me penalltinë e Harvey Barnesit në minutën e tetë.